Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para bashkisë së Tiranës, për të protestuar lidhur me dosjen “5D”.
Disa javë më parë autoritetet nisën hetimet për pesë drejtorë të bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrës.
Në saj të dosjesn 5D, u arrestuan zyrtarë të bashkisë, të cilët kishin përfituar tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”.
Protesta e thirrur nga opozita eskaloi në dhunë. Në bashki u dëgjuan shpërthime, pasi disa protestues hodhën molotov para bashkisë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruar në Vizion Plus, proetsuesit janë përplasur me efektivët e policisë, të cilët kanë krijuar një kordon rreth e qarkë godinës së bashkisë.
Kjo është protesta e tretë që zhvillohet para bashkisë së Tiranës për kauzën e dosjes 5D./Vizionplus.tv/