Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar pamjet nga brenda sallës së Gjykatës së Apelit ku po zhvillohet gjyqi ndaj Fredi Belerit.

Beleri shihet i heshtur pas hekurave.

Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme të Apelit po mbahet gjyqi për vendimin e formës së prerë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës..

Ai kërkon pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg dhënë nga shkalla e parë.

Trupa gjykuese përbëhet nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara.

Në nisje të seancës avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari, kërkoi përjashtimin e Daniela Shirkës.

Por për këtë kërkesë, ashtu si edhe për të tjerat, gjykata do të shprehet pasi të dëgjojë palët.

Në sallë ndodhet gjithashtu ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, familjarë, përfaqësues të ambasadës greke, Vangjel Dule si dhe Pandeli Kokaveshi, i cili kërkon pafajësi, pasi u dënua me 3 vjet shërbim prove nga shkalla e parë.

Fredi Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 maj të vitit 2023, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Ai ndërkohë është shpallur europdeputet, pas zgjedhjeve të fundit për parlamentin europian./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version