Moti i keq me reshje të dendura shiu ka “pushtuar” vendin tonë këtë të premte.
Reshjet e shiut dhe breshëri kanë përfshirë mëngjesin e sotëm edhe qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij. Intensiteti i lartë i shkarkimeve në disa momente ka krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.
Duket se ende dimri nuk ka ndërmend të lëshojë terren, pasi që edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm sot. Aktualisht nuk dihet nëse janë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve apo dëmtimin e të mbjellave./Vizionplus.tv/