Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë dhe është drejtuar në banesën e tij, teksa pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin lidhur me ‘fatin’ e tij.
Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani.
SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e respektoi, u kërkua një masë më e ashpër.
Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me 75 vota pro.
Seanca ishte caktuar për në datën 26 dhjetor, por u shty për ditën e djeshme me kërkesë të avokatëve të Berishës në mënyrë që ata të njiheshin me çështjen./vizionplus.tv/