
Ky është momenti kur gruaja e 35-vjeçarit, Jetnor Zhaboli tenton të hyjë në banesë, por dera nuk i hapet.
Ajo është shoqëruar nga forcat e policisë dhe një psikologe, por siç shihet në videot e siguruara nga Vizion Plus, pasi dera nuk i hapet, ata kthehen mrapsht.
Jetnor Zhaboli, u arrestua sot nga policia e Tiranës pasi mbante prej muajsh të mbyllur në banesë bashkëshorten, nënën e tij dhe fëmijët e mitur.
Ai i monitoronte ata me kamera në çdo dhomë, madje edhe në tualet.
Siç duket edhe në video, kamera janë vendosur edhe në pjesën e jashtme të banesës, e cila ka derë të blinduar.
Zhaboli mbante peng në banesë nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 5 dhe 9 vjeç.
Ai ka deklaruar në polici se e bënte këtë për t’i mbajtur familjarët nën kontroll.
Bashkëshortja e tij kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, pasi prej vitesh vuante nga xhelozia e sëmurë e bashkëshortit, i cili e dhunonte dhe e kontrollonte vazhdimisht. /vizionplus.tv