Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkoi Alfred Ballën me 9 vota pro nga 10 në total që votuan.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, duke i hequr të drejtën për të kandiduar si prokuror, gjyqtar dhe këshilltar ligjor, sikundër ai ishte më parë.

Përjashtimi për 1 dekadë e gjysmë i Alfred Ballës nga sistemi gjyqësor shkaktoi debate të ashpra mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët u ndanë në bindjen nëse ai do duhet të drejtojë apo jo qeverinë e prokurorisë, gjatë mbledhjes maratonë që nisi që prej mëngjesit të kësaj të hëne.

Njëra nga anëtaret, Nurihan Seiti, që vjen nga radhët e shoqërisë civile, sikundër edhe vetë Alfred Balla, këmbënguli me forcë se shkarkimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk nënkupton edhe largimin e tij nga puna si kryetar i KLP, madje mendimet e kundërta ajo i interpretoi si fashiste.

Debati në fakt, e ka zanafillën në Romë, vend ku ndodheshin një pjesë e anëtarëve në momentin e shpalljes së vendimit të Kolegjit.

Balla nga ana e tij ka paralajmëruar se do e çojë çështjen në Strasburg./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version