Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte.

Pas daljes së tij nga SPAK ai deklaroi se u paraqit për të marrë një përgjigje.

“Erdha për të marrë një përgjigje nga SPAK”, tha ai.

E vetmja çështje për të cilën Olsi Rama është paraqitur më herët në SPAK, është padia e paraqitur për deputetin demokrat, Gazmend Bardhi. Ky e fundit e akuzoi për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Këto akuza u pasuan me padi për “Kallëzim të rremë” nga vëllai i kryeministrit, por SPAK e ktheu pasi deputeti demokrat nuk kishte ngritur padi.

Megjithatë, nuk dihet nëse paraqitja e Olsi Ramës në SPAK këtë të premte lidhet me këtë çështje.

Share.
Exit mobile version