Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier.
Zjarri ka pershkuar mbi 30 hektarë kullota dhe pemetari. I favorizuar nga era e fortë zjarri eshte përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte.
Zjarrëfikësit ndodhen në zonë, por nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave. /vizionplus.tv