Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Theth.
Era favorizon flakët, të cilat janë përhapur në zonën e njohur si Guri i Nenshtegut.
Ndërkohë në ditët më para, vatra zjarri kishte dhe në fshatin Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë së Shkodër, duke rrezikuar Parkun Kombëtar.
Pas ndërhyrjes nga avioni i ardhur nga Rumania, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, zjarri u vu nën kontroll. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile./vizionplus.tv