Amarildo Hoxhallari, 34 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e sotme në “Astir”. Dyshohet se viktima i kishte ngacmuar të dashurën Darment Kelit, 25 vjeç, i cili e goditi 4 herë me thikë, 2 goditje në gjoks dhe 2 në këmbë. Si pasojë e plagëve të marra, Hoxhallari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Amarildo Hoxhallari është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 ai u arrestua si organizator i atentati ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 mbeti i plagosur polici Roland Mete dhe Pajtim Serjani.

“Arrestohen në Tiranë shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari, të dyshuar per ngjarjen e datës 05.01.2015 ku është tentuar të vritet shtetasi Pajtim Serjani si dhe është plagosur punonjësi i Policisë, shtetasi Roland Meta.

Në vijim të hetimeve të kryera, për ngjarjen e ndodhur më datë 05.01.2015 rreth orës 19.40 në rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasit Pajtim Serjani i cili ka mbetur i plagosur dhe është plagosur gjithashtu punonjësi i policisë shtetasi Roland Meta, më datë 10.01.2015, pas hetimeve të kryera, administrimit të provave dhe verifikimeve të kryera në funksion të hetimit për procedimin penal nr.54 të vitit 2015, u bë ndalimi i shtetasve ;

– Aurel Nexhdet Hoxhallari 38 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim te mesem, me precedentë të mëparshëm për disa vepra penale.

– Amarildo Adem Hoxhallari, 25, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me precedentë të mëparshëm kriminalë”, njoftoi policia asokohe.

“Ndalimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, të ndaluarit në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasin Arjanit Sterjo Alias, Artur Baze kanë planifikuar, organizuar e siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar vendodhjen e shtetasit objekt goditjeje nga autorët Pajtim Serjani për ta ekzekutuar më datë 05.01.2015”, thuhej në njoftim.

Çfarë ndodhi më 5 janar 2015

Mbrëmjen e 5 janarit në Tiranë ndodhën dy atentate, një në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar. Në të dy atentatet u sulmuan miqtë e Emiljano Shullazit dhe vetë ky i fundit, ndonëse zyrtarisht Policia e Tiranës, rrëzoi lidhjen mes dy ngjarjeve të rënda. Në rrugën e Kavajës, në një lokal, u qëllua tavolina në të cilën qëndronin katër miq të Shullazit. Një person i maskuar hyri i armatosur dhe shkrehu armën mbi Pajtim Serjanin. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi i GOS Roland Meta, i cili pasi e ka lajmëruar atentatorin: “Ndal policia”, ky i fundit ka qëlluar mbi të dy herë. Atëherë Meta është kundërpërgjigjur duke e goditur me armën e punës.

Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se dyshohet për vrasës me pagesë. Hetimet, verifikimet, lidhjet dhe një sërë provash, që policia pretendon se ka siguruar në harkun kohor të pesë ditëve, kanë nxjerrë në pah, emrat e dy kushërinjve Hoxhallari, të cilët dyshohet se organizuan edhe sulmin me armë mbi miqtë e Shullazit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se atentatori-viktimë i shkëmbimit të zjarrit në rrugën e Kavajës, Artur Baze, ka qenë i paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin.

Policia nuk bëri me dije se cili ishte motivi që i ka shtyrë dy djemtë për të paguar për vrasjen e mikut të Shullazit, ndërsa mësohet se emrat e dy Hoxhallarëve dolën verifikimit të disa provave të sekuestruara në vendin e ngjarjes./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version