Policia e Himarës ka arrestuar një 18-vjeçar si dhe ka proceduar penalisht një të mitur të moshës 13-vjeç.

Ata akuzohen se në një makinë të parkuar në zonën e plazhit në Lukovë, që u përkiste turistëve gjermanë, kanë vjedhur një shumë parash, tabletë, celularë dhe sende të tjera me vlerë.

Policia u ka rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman, të cilët kanë falënderuar për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar për gjetjen dhe kthimin e sendeve të tyre.

“Në vijim të operacionit u bë kapja dhe shoqërimi i autorëve të dyshuar, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i shumës së parave dhe i sendeve të vjedhura.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

– F. Q., 18 vjeç, banues në Lukovë.

Ndërsa për autorin tjetër, 13-vjeçarin, nisi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë i kanë rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman, të cilët kanë falënderuar për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar për gjetjen dhe kthimin e sendeve të tyre”, njofton policia.

Policia e Vlorës bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes në ruajtjen e sendeve të tyre personale dhe me vlerë, si dhe të telefonojnë menjëherë në numrat e policisë për çdo problem./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version