Një turiste nga Greqia ka rënë prej e vjedhjes teka ndodhej me pushime në Sarandë.

Autorë të dyshuar të ngjarjes janë dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, konkretisht shtetasi D.Sh, 24 vjeç dhe dhtetasja S.N, 28 vjeç.

Të dy janë arrestuar nga policia e Sarandës.  Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën dy autorët u larguan pas vjedhjes.

“Pas kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version