Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet dhe ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe në trup.
Ajo është transportuar fillimisht në spitalin e Gjirokstrës për ndërhyrje më të specializuar, ndërkohë që gjendja e saj ka qenë serioze për jetën. Pak minuta më parë ajo është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvarë dhe është lënduar në kokë. /vizionplus.tv