Policia i vjen në ndihmë një turisti holandez, të cilit iu vodh portofoli me vlera monetare nga disa fëmijë të mitur. Të miturit ishin të moshës rreth 10 vjeç dhe duke përfituar nga frekuentimi i lartë i zonës, i morën të huajit portofolin.

“Pasditen e sotme, në qytetin e Vlorës, në zonën e Lungomares, disa fëmijë të mitur, rreth moshës 10 vjeç, përfituan nga frekuentimi i lartë i zonës për t’i vjedhur një turisti hollandez një portofol me një shumë prej 200 eurosh, 25 000 lekësh, dhe disa dokumente identifikimi.

Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të posaçme “Shqiponja”, fëmijët e mitur u identifikuan menjëherë dhe u vunë në dijeni strukturat përkatëse në Bashkinë Vlorë për trajtimin e rastit, për shkak të moshës së tyre të mitur. Portofoli i vjedhur u gjet dhe iu rikthye menjëherë turistit holandez, i cili ka falenderuar shërbimet për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, duke shmangur çdo pasojë të mëtejshme për të”, njofton policia. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version