Si gjithmonë çmimet e konsumit të përditshëm njohin rritje në prag festash e sidomos për Vitin e Ri.Kjo gjë pasqyrohet mjaft qartë në çdo treg fshatar në të gjithë qarkun e Beratit ku çmimet janë rritur dhe për këtë arsye banorët janë të kursyer në blerjen e produkteve.
Produktet më të shtrenjta sot janë frutat dhe perimet,të cilat kanë njohur rritje me 100-200 lekë (të vjetra) për kilogram,ndërkohë që rritjes së çmimeve nuk i kanë shpëtuar as bulmetrat.
Tradita e trashëguar e mbushjes së tryezave gjatë festës së ndërrimit të viteve duket se po zbehet nga viti në vit,mallrat janë në treg por ajo që vihet re është mungesa e të ardhurave të qytetarëve,të cilët kushtëzohen për të pasur gjithçka në tavolinën festive.
Përballë këtyre çmimeve të diktuara nga tregtarët qëndron konumatori i cili është stepur dhe nuk blen dot më si më parë.Këta tre ditët e fundit në çdo treg blerjet kanë rënë ndjeshëm,kur edhe pak orë na ndajnë nga Nata e Ndërrimit të Viteve dhe tavolinat duhet të jenë të mbushura,ashtu siç edhe na dikton tradita e kësaj feste.
Rritje të lartë të çmimit për kilogram ka njohur edhe Gjeli dhe Pula e Detit,tradicionalët e këtyre festave.Sot 1 kg Gjel Deti kishte shkuar në 10 000 lekë dhe 1 kg Pulë deti ka arritur në 12 000 lekë për kg. Në një situatë të tillë,kur të ardhurat e qytetarëve janë shumë të pakta,ata e kanë të pamundur të blejnë dhe për këtë arsye janë limituar tek produktet më kryesore.
Qytetarët shprehen se ata janë më të varfër se një vit më parë,se çmimet kanë njohur rritje dhe se këto çmime janë të papërballueshme për ta.
“Jemi në varfër,çmimet sa vijnë dhe rriten dhe kjo ndodh çdo vit për festa.Me të ardhurat që kemi nuk mund ti blejmë dot të gjitha ato që duhen në çdo familje për natën festive të Vitit të Ri.Çmimi i gjelit dhe pulës së detit është rritur mjaft,nuk mund ta blejme dot 100 mije lekë një gjel deti.Tavolinat tona këtë vit do të jenë të vakëta,varfëria është e madhe”,shprehen qytetarët.
Nga ana e tyre tregtarët shprehen se nuk janë ata fajtor për rritjen e çmimeve por tregu.Tregtarët pohojnë se rritja e çmimeve e ka ulur mjaft fuqinë blerëse. Ata,edhe pse e konfirmojnë se çmimi për kg i gjelit dhe i pulës së detit është i lartë për qytetarët shprehen se edhe me këto çmime ata nuk mbulojnë dot këtë vit as shpenzimet për rritjen e tyre pasi shteti u ka rritur çdo produkt me të cilat ata i ushqejnë këto shpendë. /vizionplus.tv