Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas.
Drejtuesi i një mjeti tip “Ford” humbi kontrollin e për pasojë doli nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Shoferi mbeti i plagosur ndërsa duyshohet se shkak i aksidentit u bë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Një aksident tjetër ndodhi në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan ku një automjet tip “Skoda” u përplas me nje makinë “Toyota”.
Të dy shoferët mbetën të lënduar.
Ata u dërguan në spitalin e Elbasanit për trajtim mjekësor. Edhe në aksidentin e dytë dyshohet se shkak u bënë moti i keq dhe shpejtësia./vizionplus.tv