Janë nënshkruar sot marrëveshjet e financimit për projektin e transportit të gjelbër në Tiranë.
Bëhet fjalë për 50 milionë euro hua, të dhëna nga qeveria gjermane, si dhe një grant prej 31.2 milionë eurosh i akorduar nga fondi i investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga Bashkia e Tiranës. Nëpërmjet këtij projekti synohet reduktimi i ndotjes mjedisore, ulja me 20% e kohës së udhëtimit dhe rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjat e reja të transportit përmes korsive të dedikuara.
Projekti vjen në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për arritjen e objektivave në mbrojtje të klimës dhe parashikohet të përfundojë zbatimin në fund të vitit 2029./vizionplus.tv/