Pesë shqiptarë dhe një gjerman kanë rënë në prangat e policisë së Zvicrës.

Sipas mediave të huaja, policia kantonale e Solothurnit, pas shumë hetimeve, së bashku me prokurorinë, arritën të arrestojë gjashtë të dyshuar si shitës droge në Grenchen.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë dhe më shumë se 20 mijë franga cash.

Të arrestuarit shqiptarë janë kryesisht  të moshës 19 deri në 38 vjeç dhe gjermani 56-vjeçar.

Gjashtë të arrestuarit janë aktualisht në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version