Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili u kap me lëndë narkotike kanabis. Gjatë arrestimit rezultoi se i riu ishte me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën e kishte thyer.

“Si rezultat i kontrolleve, u kap në Sauk, shtetasi S. I., 24 vjeç, banues në Peqin.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

24-vjeçarit i ishte caktuar masa “Arrest në shtëpi”, nga Gjykata e Elbasanit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version