Tre të rinj, të moshave 20,23 dhe 29 vjeç janë arrestuar nga policia e Malësisë së Madhe, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Territor i pastër”.

Të arrestuarit, Emanuel Kapaj, Silvester Kapaj dhe Eremis Volaj, kishin kultivuar në një tokë publike 561 bimë narkotike në fshatin Fushë Zezë në Malësinë e Madhe, të cilat u asgjesuan nga policia përmes djegies.

Tre të rinjtë, janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor  Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete, të cilat u sekuestruan nga uniformat blu.

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë këtij muaji, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, Malësi e Madhe, u arrestuan shtetasit:

E.K., 29 vjeç, S. K., 23 vjeç (vëllezër) dhe L. V., 20 vjeç.

Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor  Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies. 

Ndërsa dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version