Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili rezultonte në kërkim.

I arrestuari dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me një person tjetër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit me të.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të”, njoftoi policia.

I riu akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version