Për javën që presim vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30°C.

Përjashtim bën dita e Martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime.

Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri.

Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Ditën e Mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Elementi Erë ditën e Hënë pritet të  jetë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era  bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/sek.

Share.
Exit mobile version