Një 28-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Policia njofton se vëllai i të plagosurit ka deklaruar se është vëtëplagosur aksidentalisht me pushkë, në mal.
Megjithatë, policia po heton ngjarjen për të verifikuar dëshminë e tij.
“Rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë.
Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë”, njofton policia./vizionplus.tv