Sa besim kanë të rinjtë te politika? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, Gecvio Tabaku dhe Gentajn Tufa nga “Portali Studentor” kanë zhvilluar një sondazh me rreth 1400 të rinj, nga mosha 18-24 vjeç. Gjetjet e sondazhit i kanë bërë publike mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Sipas sondazhit, të rinjtë nuk kanë besim te politika dhe vetëm 33% e tyre e shohin të ardhmen në Shqipëri. Pjesa tjetër e të intervistuarve mendon të largohet jashtë vendit.
Gevio Tabaku: Vendosëm të kryejmë një studim me grupmoshën 18-24 vjeç. Donin të kuptonim se çfarë raporti kanë këta të rinj me politikën, si e shohin të ardhmen. Gjetjet tona ishin: të rinjë kanë shumë pak besim te institucionet politike, akoma më pak besim te politikanët. Vetëm 33% e tyre e shohin të ardhmen në Shqipëri. Të rinjtë e kuptojnë se sa keq janë bërë gjërat në vendin tonë dhe kjo ka çuar te besimi i ulët që kanë te politika. Kur janë pyetur për te vlerësuar punën e SPAK nga 1-5, mesatarja e tyre është 2.45. Nuk është as pak, as shumë, por është pozitive. Janë pyetur 1400 studentë. Kemi pasur dhe gjimnazistë që nuk kanë votuar më parë. Ata janë pyetur që nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot, për kë do votonin, gjysma kanë zgjedhur që nuk do votojnë. Të rinjtë duan të shohin figura të reja, duan të shohin ndryshim.
Gentjan Tufa: Përtej gjithë mosbesimit ndaj institucioneve dhe partive politike, përsëri janë të interesuar brenda indiferencës së tyre. Përderisa të rinjtë janë në gjendje të bëjnë një analizë politike, përsëri janë në gjendje që të gjykojnë dhe të parashtrojnë mënyrat se si mund të gjendet një zgjidhje apo si e shohin ata. Sali Berisha ka një mbështetje të madhe dhe kjo vjen edhe për famën që kanë këto personazhe.
Përse duan të largohen?
Gevio Tabaku: Është një sondazh i çiltër, janë disa gjetje naive për shkak të grupmoshës në të cilën është shtrirë sondazhi, dy problemet kryesore që rendisin janë ekonomia dhe qeverisja. Pra te ekonomia rendisin papunësinë dhe rrogat e ulëta, ndërsa të qeverisja korrupsionin dhe keqqeverisjen.
Përse nuk votojnë të rinjtë?
Gevio Tabaku: Të rinjtë thonë që s’kan besim te sistemi politik dhe te politikanët. Ata i perceptojnë politikanët si hajdutë, si kriminelë, si njerëz të padrejtë. Pastaj mendojnë se nuk ka kandidatë të denjë që duhet t’i japin votën. Janë të njëjta parti nga vitet ’90 deri tani.
Gentjan Tufa: Tani po ndryshon diçka. Shqiptarët kanë treguar ndër vite që e kanë njëfarë vetëdije politike sepse kanë votuar parti të reja, kanë votuar edhe për kandidatë të pavaruar. Por duhet përmendur që edhe këto parti nuk kanë pasur një konsistencë politike. Kur nuk kanë marrë vota janë zhdukur. Nuk duhet të gjykojmë votuesit. Në këtë moment kyç, është e rëndësishme që të rinjtë po e kuptojnë që nëse ka njëfarë shprese ajo gjendet te forcat e reja politike.
Gevio Takabu: Kanë qenë rreth 16 pyetje. Një pyetje ka qenë nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar. 56% thonë që Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar. Media është institucioni që të rinjtë kanë më shumë besim. Partitë politike dhe politikanët janë më pak./vizionplus.tv