Fabjan Mustafaj, kirug, ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Kirurgu foli për procedurën e heqjes së pjesshme apo të plotë të stomakut. Mustafaj tha se zakonisht heqjen e pjeshme të stomakut e bëjnë personat që dëshirojnë të humbin peshë. Ndërsa heqja e plotë bëhet vetëm në rastin e sëmundjeve. Kirurgu thotë se personat të cilët kryejnë këtë procedurë mund të bëjnë gjithashtu një jetë të shëndetshme.
Mustafaj: Kryesisht heqja e plotë ose heqja e pjesshme bëhet për sëmundje. Pjesa më e madhe bëhet për sëmundje malinje apo benjinje, për uleçerat, bllokimet e stomakut. Sot është shtuar shumë numri i personave që e bëjnë kirurgjinë e stomakut për humbejn e peshës. Duhen plotësuar disa kritere, dhe kriteri kryesor është indeksi i masës trupre, plus duhet shoqëruar me një sëmundje tjetër që i rrezikon jetën. Pra nuk bëhet te të gjithë personat që dëshirojnë të humbin peshën. Te rastet e humbjes së peshës nuk hiqet i gjithë stomaku, hiqet një pjesë e madhe. Stomaku mbet si një tub dhe kufizohet kapaciteti i stomakut, në këtë mënyrë personat ushqehen më pak dhe bien në peshë. Heqja totale e stomakut bëhet vetëm për sëmundje, nuk bëhet kurrë si kirurgji për humbjen e peshës. Mund të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe jetë cilësore.
Kryesisht për sëmundjet malinje ose beninje, pacientët janë mbi moshën 60 vjeç, që kryejnë këtë procedurë. Pas 3-4 vitesh këta pacientë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk ka asnjë problem. Me sheqernat dhe yndyrnat duhet të tregohen të kujdesshëm.
Risqet janë të menjëhershme që zhvillohen pas operacionit dhe rrisqe në kohë. Risqet pas operacionit janë hemoragjia, hapja e zorrëve. Disa risqe janë edhe jetë kërcënuese. Risqet graduale janë anemia, rrënia në peshë, pra janë risqe që kompensohen.
Rastet kur hiqet stomaku te të rinjtë për shkak të sëmundjeve janë shumë të rralla. Kushdo që heq stomakun në mënyrë të pjesshme për të rënë në peshë, duhet të ruajë një dietë pasi stomaku fillon zgjerohet dhe do të shtojë sërish në peshë. /vizionplus.tv