![Të denoncuara të vjedhura, 10 ikona rikthehen në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastër Të denoncuara të vjedhura, 10 ikona rikthehen në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastër](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/01/6adc2dd5-9500-4715-8bcd-b5e31d7541d6-300x400.jpg)
10 nga 18 ikona të denoncuara të vjedhura në vitin 2008 nga Kisha e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, do të kthehen në shtëpi. Porcedurat gjyqësore kanë përfunduar dhe ikonat, të sekuestruara nga Policia e Shtetit në vitin 2022 do të rikthehen.
Ikonat janë ruajtur në ambientet e krijuara nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.
Në nëntor të vitit 2022 Ministria e Kulturës, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”, për të siguruar jo thjesht ambientet e përshtatshme për ruajtjen e tyre, por edhe për një trajtim të specializuar nga punonjësit e fushës./vizionplus.tv/