6 persona janë arrestuar në Durrës dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht përgjatë javës që lamë pas, të cilët janë kapur të dehur në timon dhe pa leje drejtimi.
Policia në një njoftim për media bën me dije se gjatë kontrolleve të fusnit, janë ndëshkuar më gjobë 61 shoferë, për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 45 të tjerë janë dënuar për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Gjoba janë vendosur edhe për parakalime të gabuara dhe për mosvendosjen e kaskës gjatë drejtimit të motorrit.
“Gjatë ditëve të fundit, janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë ndëshkuar me masa administrative, 61 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjeteve.
Janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 6 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë vendosur 69 masa administrative, për parakalime të gabuara”, njofton policia./vizionplus.tv