Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur sulmve të opozitës ndaj Presidentit të vendit, Bajram Begaj.
Në llogarinë e tij X, Rama shkruan se koha kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë ka përfunduar.
Ai thekson se Shqipëria tani është në një kohë tjetër dhe nuk ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër.
Reagimi:
Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!
Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur.
Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të…
— Edi Rama (@ediramaal) January 18, 2024
Presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet ligjore për komisionet hetimore.
Në dekretin e publikuar mesditën e sotme në faqen e Presidencës renditen edhe arsyet se përse çuan kreun e shtetit në dhënien e miratimit të këtij ligji.
Ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore u miratuan në seancën e 21 dhjetorit pa konsensusin e opozitës, e cila e ka bërë të qartë se nuk i pranonte këto ndryshime të cilat sipas demokratëve ngushtojnë çdo hapësirë për hetimin real të një çështje./vizionplus.tv