Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK nisi hetimet për 21 janarin nën akuzat e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, Shpërdorim i detyrës dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”

Këtë herë dosja përfshin edhe zbardhjen plotësisht të rolit ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha.

Hetimi erdhi fill pasi familjarët e protestuesve e çuan çështjen në Gjykatën e Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe e fituan atë përmes një vendimi unifikues në nëntor të vitit të kaluar. Asokohe Strasburg-u e konsideroi një krim shtetëror vrasjen e katët protestuesve në mes të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Menjëherë, edhe Gjykata e Lartë i dha dritën jeshile çeljes së hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa nga SPAK.

Prokuroria e Tiranës në maj të vitit 2021, pas një dekade i hapi hetimet për të zbuluar vrasjen me armë  të Aleks Nikës.

Por familjarët ishin të pakënaqur me rezultatet dhe kërkuan që çështjen ta hetonte SPAK për të cilën edhe depozituan një kallëzim, por Prokuroria Antikorrupsion shpalli moskompetencën.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Kreun e Gardës Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupon, që u dënuan nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” për vdekjen e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, por për personat e tjerë vrasja mbeti e pandëshkuar.

Të katërt viktimat janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version