Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar ditën e sotme një kërkesë në Gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi në seancë pretendimet e palëve.

Vendimi do të jepët në orën 15:00.

SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version