Drejtor i web-it në Vizion Plus, Emirjon Senja deklaroi në “Quo Vadis” se reformat shpesh herë kthehen në “barrë”, për të cilat paguan një pjesë e shoqërisë.
Ai theksoi se buxheti i familjes shqiptare është mjaft i kufizuar për të suportuar një skemë të re pensionesh.
“Unë mendoj që nuk është thjesht ccështje edukimi, por edhe mundësie. INSTAT tregon se shqiptarët shpenzojnë 60-70% të buxhetit mujor vetëm për të ngrënë, pensionistët edhe më shumë. Nëse një pensionist nga 20 mijë lekë që ka pensiuonin 70% të kësaj e shpenzon për të ngrënë dhe një familje pak më pak, çfarë i mbetet për t’u veshur, shkolluar, ilaç dhe duhet që tek ky 30% të mbetet të kontribuojë dhe në këto dy skema. Kjo nuk është zgjidhje, në momentin që ti bën reforma ata që kapen në ato vite që bëhet reforma ata e mbajnë barrën më të madhe dhe reformat zakonisht bëhen me dhimbje dhe kush do ta mbajë këtë barrë”, tha ai./vizionplus.tv/