Zevendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, në një intervistë për Vizion Plus në edicionin qendror të lajmeve me gazetarin, Roland Zili, dha detaje lidhur me skemën e re të mbështetjes së fermerëve.
Në vend të tollonave, ju keni vendosur që tu jepni lekë fermerëve për naftën: A rrezikon kjo që ata t’i shpërdorojnë këto fonde për qëllime të tjera?
“Kjo ishte një kërkesë e fermerëve dhe ne gjithmonë marrim parasysh kërkesat e fermerëve për shkak të problematikave që ka pasur shpërndarja nëpërmjet kartave dhe marrja e naftës me bidona dhe në kohën më të ndjeshme të fundit të vitit. Kërkesa e fermerëve tanimë është plotësuar dhe sasi e naftës s’do ndryshojë, kriteret nuk do ndryshojnë, vetëm fermerëve do iu shkojë ajo sasi nafte e konvertuar në lekë. Kjo nuk është sepse fermerët abuzojnë, por kjo është një ndihmë për ta sepse fermerët përsëri naftën me lekë do ta blejnë, por mund të kenë edhe mundësi tjetër që në momentin që mund të marrin ndonjë lekë borxh, prandaj mund të mua bëjnë traktoristët punën, pasi lekët i kanë të garantuara që do më japë shteti. Nuk mund të ketë abuzime se lekët do kalojnë në numrin e llogarisë së fermerëve”, tha ai.
Edhe këtë vit subvencionimi tek bagëtitë do të bëhet për numër krerësh dhe jo për litër qumështi: deri më sot kjo skemë duket se nuk ka dhënë rezultat, ateherë, përse nuk e ndryshuat?
“Nuk është e vërtetë, numri I krerëve është rritur sidomos në fermat mbi 100 krerë apo 10 krerë lopë, është rritur numri I fermave që mbarshtojnë blegtori intensive dhe ne kemi shembuj shumë pozitiv, ky është një shembull shumë pozitiv, është rritur numri I blegtorisë që ka hyrë nga jashtë dhe ky është tregues nga viti në vit që numri I gjethëve e të imta që importohen nga vendet e tjera me cilësi të përmirësuar është rritur”, theksoi ai.
Por, fermerët nuk ishin dakord me këtë lloj skeme, pasi kërkon subvencionim për litër dhe jo krerë. Pse kjo zgjedhje?
“Skema për litër ka funksionuar dhe vitet e mëparshme, para katër-pesë viteve, dhe nuk ka qenë rezultative. Kanë qenë kërkesat e fermerëve që e kthyen për çdo krerë. Por kemi marrë përgëzime edhe nga KE”, tha ai duke nënvizuar se skema është konform udhëzimeve të BE./vizionplus.tv/