Policia e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili ka dhunuar një 58-vjeçar ditën e djeshme.

Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së djeshme në rrugën “Reshit Petrela”.

Shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur me grushte dhe ka kanosur me fjalë, shtetasin S. V., 58 vjeç.

Shkak i sherrit, sipas policisë, është bërë një borxh i pashlyer. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version