Ai pedagog, ajo studente! Një histori e veçantë dashurie që lindi në shkollë dhe më pas u rrit. Adrian Civici në “Quo Vadis” në Vizion Plus tregon se si është njohur me bashkëshorten e tij, e cila quhet Adriana.
Zoti Civici ka qenë pedagog në Universitetin Bujqësor kur, vajza që do të bëhej dashuria e jetës së tij, ishte studente. E veçanta e kësaj historie është se vjehrra e zotit Civici, më herët ishte pedagogia e tij.
Adrian Civici: Njohja me bashkëshorten ka qenë në Universitetin Bujqësor. Unë isha pedagog i ri në atë kohë, bashkëshortja ishte studente. Me një diferencë 4-vjeçare, nuk ka qenë studentja ime. Unë kam qenë student i mamasë së Adrianës, Zanës, pedagoge kontabiliteti. Nuk kam përfituar ndonjëherë që do isha dhëndri i ardhshëm i familjes. Mëgjithatë njohja ka qenë në shkollë. Atë kohë ne bënim aksione, zbore, përveç pjesës së jetës së përditshme në shkollë.
Pranvera Borakaj: Kemi një moment nga dasma…
Adrian Civici: Ka një gjë të veçantë sepse Adriana ishte në atë kohë ndër nuset e para që vendosi kapele, bëri një veshje trendy dhe moderne për kohën dhe epokën.
Pranvera Borakaj: Ishin vite të bukura apo sistemi, koha kishin vështirësitë e saj dhe nuk të linte për ta shijuar?
Adrian Civici: Ishin vite shum të bukura./vizionplus/tv