Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki.

Rama ka theksuar se ky anëtarësim kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride.

Shqipëria është zyrtarisht anëtare e Qendrës Europiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në Helsinki

Anëtarësimi kompleton pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE dhe NATO në këtë organizatë, për të mundësuar kështu një qasje të unifikuar mes aleatësh kundër kërcënimeve hibride, Dizinformimit dhe Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, shkruan Rama./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version