Numri i të plagosurve nga shpërthimi i fortë në një biznes në Lushnjë ka arritur në tetë, dy nga të cilët janë nisur drejt Tiranës. Ndërkohë, një person ka ndërruar jetë.
Mes të plagosurve është edhe deputeti socialist, Bujar Çela.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në ambientet e një biznesi, teksa po kryheshin punime për ngritjen e një kapanoni. Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjetet kanë prekur linjën e tensionit të lartë dhe si pasojë ka ndodhur shpërthimi./vizionplus.tv/