Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Si pasojë është dëmtuar një 62-vjeçare, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version