Policia e Shkodrës ka finalizuar pas katër muajsh hetime operacionin policor të koduar “Vendtakimi”.
Në pranga kanë rënë 4 persona të cilët u kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa.
Siç bën me dije policia e Shkodrës, janë arrestuar shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasi S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.
Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y./vizionplus.tv