39 mjete lundruese janë bllokuar nga policia gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman.
Policia bën me dije gjithashtu që drejtuesit e 17 mjeteve lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
“Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 39 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
22 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
8 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
6 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.
16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Drejtuesit e 6 mjeteve të tjera lundruese, (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë”, njofton policia.
Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman. /vizionplus.tv