Sherri për një vajzë dyshohet se ka qenë molla e sherrit mes dy grupeve të të rinjve të Tiranë që përfundoi në tragjedi.
Aurelio Dervishi u qëllua me thikë në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sjeshme te Rrethi i Shkozës. Autorët u larguan menjëherë pas krimit për tu arrestuar ditën e sotme.
Policia njoftoi se ka arrestuar Frensis Shehun 20 vjeç dhe tre të mitur, të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.
Vizion Plus mëson se vajza e cila është bërë mollë sherri, shoqërohej me viktimën dhe në momentin e sherrit ka qenë prezente në makinën ku ishte edhe 18-vjeçari Dervishi.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar se cili nga personat e shoqëruar ka goditur me thikë 18-vjeçarin./vizionplus.tv