Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.

I riu u kap në flagrancë  duke shitur lëndë narkotike, në doza.

Policia njofton se ka arrestuar 20-vjeçarin R.H, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version