2 persona janë proceduar penalisht në Vlorë, pasi i kapën duke shitur kapsolla dhe fishekëzjarrë për ndërrimin e viteve.
Policia bën me dije se shtetasit me iniciale E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa është sekuestruar malli i tyre, i cili kapte vlerën e 8 milionë lekë të vjetra.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanduar”.
“Patrullimet 24/7, gjatë ditëve festive, konstatojnë 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes, të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.
Procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, konstatuan se në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.
Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanduar””, njofton policia./vizionplus.tv