Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë kapur në flagrancë duke shitur doza kanabisi në afërsi të një shkolle në Rrugën Bardhyl.

Të arrestuar janë shtetasit D. Gj., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, dhe një grirëse metalike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave.

Lënda narkotike, së bashku me grirësen metalike dhe automjetin që përdorej nga këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version