Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohet për dhunë.

Në njoftimin e bluve thuhet se në pranga ka rënë shtetasi V.H, 66 vjeç banues në Ksamil.

66-vjeçari dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grushte dhe shkelma, nipin e tij, shtetasin A. N., 44 vjeç dhe bashkëshorten e 44-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version