Duket se ndarja e  padrejtë e  hapësirave të plazheve private dhe publike në Vlorë, shkakton dhe  konflikte deri dhe konfrontime fizike  midis palëve duke sjellë shqetësim edhe tek turistët edhe tek komuniteti vlonjat.

Pamjet sjellin pikërisht një debat  midis qytetarëve te cilët i afrohen bregut të detit për të bërë plazh  dhe  pronarëve të  subjekteve private,ndërsa  është ky një problem i mbartur ndër vite.

Shpesh herë këto konflikte kanë arritur deri në konfrontim fizik midis palëve cka kasjellë shqetësim edhe tek turistët edhe tek komuniteti vlonjat.

Kështu paraditen  e sotme një tjetër konflikt është bërë shkak për prishjen e qetësisë publike, teksa një qytetare ishte duke pushuar në një prej hapësirave në vijën bregdetare të Lungomares.

Ndërkohë hapësirat në të cilat qytetarët mund të bëjnë plazh janë shumë të pakta në Vlorë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version