Policia e Bulqizës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili u konfliktua dhe dhunoi vëllanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi B.D., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

“Ky shtetas për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht vëllain e tij”, njofton policia./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version