Fatjon Çiçi dhe Envis Gorellari janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.
Uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Në njoftimin zyrtar thuhet se në Bulevardin e Kasharit, shërbimet e policisë kanë lokalizuar shtetasit Fatjon Çiçi, 37 vjeç dhe Envis Gorellari, 37 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit Envis Gorellari, shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i dy të arrestuarve./vizionplus.tv