Përfaqësuesi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në konferencën e sotme, ka mohuar zërat se kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të marrë pjesë në samitin e 28 shkurtit, në Tiranë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai sqaroi se kryeministri nuk do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që do të zhvillohet nesër në kryeqytetin shqiptar, ku mes liderëve të tjerë do të marrë pjesë edhe Zelensky.
Kryeministri grek kishte marrë një ftesë të cilën e kishin bashkënënshkruar Rama dhe Zelensky si bashkëorganizatorë.
Sipas informacioneve të sigurta, vendimi i Mitsotakis për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Tiranës është i lidhur me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, raportojnë mediet greke./vizionplus.tv