![Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/06/c1a01355-7777-4517-8a84-c55db53dee6a-711x400.jpeg)
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mesditën e sotme është paraqitur në SPAK. Mësohet se Tahiri është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga prokurori Elvin Goga në lidhje me hetimin pasuror.
Ish-ministri shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i shpëtuar akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë. /vizionplus.tv