Rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë ishte tema e diskutimit në studion e “7pa5” në Vizion Plus, ku e ftuar përball dy moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ishte inxhinierja e ndërtimit Izabel Senkaj.

Inxhinieria në fjalën e saj tha se sot në kryeqytet kemi një rritje të madhe të çmimit të apartamenteve, qoftë kjo me qera apo për të blerë dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim janë pandemia por edhe tërmeti i viti 2019.

Përqëndrimi i popullsisë është në Tiranë, sepse mundësitë në infrastrukturë dhe arsimim janë më të zhvilluara. Punësimi është edhe më i madh jo vetëm në një sektor, por edhe në sektor të ndryshëm.

Pas pandemisë, ndikoi shumë rritja e ccmimeve. Por edhe periudha e tërmetit u vu në pah cilësia e ndërtimeve dhe u ndikua në rritjen e çmimit dhe në rritjen e faktorit teknik të ndërtimit. Për studentët, qerat kanë një rritje dhe është e papërballueshme dhe më mirë të gjenin hapësira në konvikte. Jetesa në konvikt ka ndryshuar dhe ka pasur një standard të ri të ndërtimeve me kodina të reja dhe rikonstruksion me standardet europiane. Edhe unë nëse do isha studente sot, do jetoja në konvikte.

Rritja e çmimeve nuk po sjell kërkesë masive të klientëve. Ka banorë që duan të blejnë shtëpi, por jo në masë. Ndërtimet janë masive dhe kërkesa e blerësve është më e ulët. Blerësit janë vendas, por ka edhe një pjesë të huaj. Investitorët e huaj janë përqëndruar në pjesën bregdetare të jugut”, tha inxhinierja e ndërtimit.

Izabel Senkaj shtoi më tej se do të ketë një “shryrje” të çmimeve pas një 10-vjeçari, por sipas saj jo në mënyrë drastike.

Me ndërtimet e kullave, ka një standart më të lartë. Edhe arkitektura është rregulluar dhe kjo do futet në çmim. Duke qenë se jemi në raport të zhdrejt, do vijë një moment që do ulen edhe çmimet, por jo në mënyrë drastike

Një 10 vjeçar mund të ketë këtë trend, e më pas do ulen çmimet, por jo në mënyrë drastike.

Në Tiranë kemi shumë pak hapësirë të lirë, por edhe njerëzit nuk është se po e kërkojnë. Sasia e zhvillimit masiv nuk është mirëmenduar. Shpërndarja nuk është menduar nga një urbanist dhe kjo është një pengesë.

Një identitet në Tiranë nuk kemi, sepse secili ka arkitekturë të ndryshme. Arkitekti nuk ruan një stil që i përshtatet historisë, por ku të gjejë hapësira të ngrejë një kullë e të ngjaj me Dubain.

Një rezidencë që është ndërtuar me cilësi nisen nga elementët parësorë që e bëjnë më të qëndrueshme”, u shpreh inxhinierja në emisionin “7pa5”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version